Vdes në moshë të re zyrtari i Kabinetit të kryetarit të Gjilanit
Lajmi i rëndë është publikuar për vdekjen e zyrtarit nga Kabineti i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Driton Aliu ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtë, ndërsa lajmin e ka publikuar vet kryetari Hyseni, duke e cilësuar vdekjen e tij ‘lajm të trishtë, ndërsa të ndjerin mik të zemrës, të cilin ka thënë se e ka njohur prej vitesh.
Ja reagimi I kryetarit Hyseni:
Me pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Driton Aliut, mikut tim të zemrës që e njoha prej vitesh.
Dritoni nuk ishte vetëm pjesëtar i kabinetit tim, ai ishte mik i vërtetë, njeri me zemër të madhe, i përkushtuar dhe gjithmonë pranë atyre që e donin.
Kujtimet dhe momentet që kaluam së bashku do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë.
Ikja e tij e parakohshme lë një boshllëk të madh në jetën e të gjithë neve që e njohëm.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij.
Shpirti i tij u prehtë në paqe!
