Personi që kërcënoi presidenten Osmani intervistohet për disa orë në Polici
Halil Geci është intervistuar për disa orë nga Policia e Krimeve të Rënda në Prishtinë.
Geci është intervistuar pas kërcënimeve ndaj presidentes Vjosa Osmani, të cilin e kishte bërë përmes një postimi në Facebook, ndërsa avokati i tij e ka cilësuar intervistimin e tij nga Polici si “rast i paprecedent”, transmeton Zeri.info.
Pas intervistimit, Geci është liruar, njoftoi avokati Gazmend Halilaj.
Të hënën, Prokuroria Speciale, kishte autorizuar policinë për të marrë veprime hetimore për këtë rast.
“Në këtë rast ka autorizuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e plotë të këtij rasti, me qëllim të sigurisë së rendit juridik të Republikës së Kosovës, të zyrtarëve dhe qytetarëve të saj”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.
Kujtojmë se Halil Geci është babai i deputetit të LVV-së, Fatos Geci.
Shkrimi i plotë i avokatit:
RAST I PA PRECEDENT
PRESIDENTIA E QON NË POLICI QYTETARIN PËR NJË STATUS NË FACEBOOK
Miq të dashur, pas disa orë në Krime të rënda, u lirue Baci Lilë.
Në asnjë vend Demokratik, nuk ndodh qe Presidenti i shteti, të merrët me statuse të qytetarit të cilet me Konvent Europiane dhe Kushtetutë të Republikës, …e drejta e shprehjes së mendimit të lirë garantohet…
Baci Lilë, njihet botërisht si njeri qe pertej dekadash, promovonë paqë dhe tolerancë kudo.
