Tragjedia në Podujevë – daja i Ilaz Brahimit hedh poshtë një pretendim: Kjo ishte hera e dytë që…
Selim Halimi, daja i Ilaz Brahimit, njërit prej tri viktimave të tragjedisë në Majac të Podujevës, ka folur për ngjarjen tragjike që ndodhi në Majac të Podujevës.
Ai ka sqaruar marrëdhënien e nipit të tij me Ardita Gashin.
Ai mohoi spekulimet se Ilazi ishte i martuar me dikë tjetër, duke theksuar se ata ishin vetëm në proces njohjeje.
“Ilazi u rrit para syve tonë e në praninë tonë. Ka punu në Gjermani deri në këto momente, për çdo Bajram, Ilazi i ka ardhë nanës në prehën, i ka nejt motrave, dajve e farefisit përpara. Ilazi jo pse është nipi im, por ka qenë fetar që i falë 5 vaktet, por fati nuk e dashti që të lë trashëgimtar. Me këtë rastin, herën e parë ka dalë u dalë me u njoftu ka pi kafe , herën e dytë doli dhe mbaroi tragjikisht.
Kurrë Ilazi nuk u kon i fejum, nuk ka pas femën se u kon shumë i hapur me neve, çdo dalje tij me femër e dim, ka lyp femër me rehatu shpinë edhe me ia qu nanës një nuse, ai nuk gjeti nuse për nanën por qefin të bardhë. Herën e parë ka qenë, më ka vizitu edhe mu në banesë, më ka tregu, dajë kom fol me një vajzë, i thash ani dajë se koha po të ikë, u dalë ka pi kafe. Madje nuk e mori asnjë puthje prej saj që shkoi në atë botë. Asnjë kujtim. Aty, e mbylli kjo zoja nuk mujti me përballu, dhe i bëri 3 kufoma. Gjitha fjalët, mendimet, çka kanë pasë atë ditë, ikën në dhe. Nuk i dijmë. Neve na ka prek”, tha Halimi në “Kosova Today”.
Kujtojmë se Ardita Gashi privoi nga jeta Ilaz Brahimin dhe gruan e axhës së saj, 73-vjeçaren Miradije Gashin. Edhe vet e dyshuara vdiq si pasojë e plagëve të vetshkaktuara.
