Ky është deputeti që refuzoi pagën e 13-të
Eman Rrahmani ka deklaruar se ka refuzuar përfitimet financiare si paga kalimtare dhe paga e 13-të, duke theksuar se nuk ka qenë pjesë e tyre që nga viti i kaluar.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës u shpreh se përgjegjësia për ndarjen e këtyre mjeteve bie drejtpërdrejt mbi Qeverinë dhe Ministrinë e Financave.
Ai kritikoi mungesën e punës nga institucionet gjatë muajve të fundit dhe vitit të kaluar, duke vlerësuar se përfitime të tilla nuk janë të justifikuara.
Rrahmani shtoi se shpërndarja e mjeteve tek kategori të caktuara nuk krijon barazi dhe drejtësi, duke e cilësuar këtë si përgjegjësi të drejtpërdrejtë të pushtetit.
