div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-33534 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Rriten sërish çmimet e naftës

Çmimet globale të naftës u rritën sërish, ndërsa shtohen shqetësimet nëse armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të qëndrojë apo jo, pasi Izraeli nisi një valë sulmesh ndaj Libanit. Nafta e papërpunuar brent u rrit me rreth 4% ne bursa duke arritur ne mbi 98 dollarë për fuçi të enjten.

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm të mërkurën me 13% pasi u njoftua marrëveshja për të ndaluar konfliktin, e cila përfshinte edhe rihapjen e rrugës ujore kryesore të Ngushticës së Hormuzit.

Por raportimet se Irani do ta mbajë të mbyllur rrugën vendimtare të transportit detar për shkak të sulmeve izraelite kanë rigjallëruar frikën për një ndërprerje të zgjatur të furnizimit me energji.

Një nga kushtet e marrëveshjes së armëpushimit ishte që anijet do të ishin në gjendje të përdornin në mënyrë të sigurt Ngushticën e Hormuzit. Megjithatë, anijet në Gjirin Persik kanë marrë një paralajmërim nga marina e Iranit se nëse kalojnë pa marrë leje do të shënjestrohen dhe do të shkatërrohen.

Vetëm një numër i vogël anijesh arritën të kalonin rrugën ujore kur u njoftua marrëvesja, shumë poashtë nivelit prej 130 anijesh që kalonin ccdo ditë tranzit para luftës.

Sipas kompanive të gjurmimit detar, edhe në skenarin më të mirë do të duhen disa javë për të lëvizur ngarkesat e bllokuara të gazit e naftës dhe disa mua që tregtia globale të afrohet në nivelet e para krizës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *