div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-34070 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Kryeministri izraelit zbulon betejën me kancerin: “E mbajta të fshehtë për shkak të Iranit”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se ka kaluar një trajtim për kancer të prostatës në fazë të hershme, një diagnozë që ai e kishte mbajtur të fshehtë për disa muaj.

Në një deklaratë publike, Netanyahu tha se tumori ishte zbuluar gjatë kontrolleve rutinë pas një operacioni për zmadhim të prostatës në fund të vitit 2024. Sipas tij, bëhej fjalë për një tumor shumë të vogël dhe pa përhapje.

Ai theksoi se kishte vendosur ta shtynte publikimin e kësaj diagnoze për shkak të situatës së tensionuar me Iranin, duke mos dashur që lajmi të përdorej për propagandë gjatë konfliktit.

“Kur më paraqitet një rrezik, unë veproj menjëherë – si në jetën personale ashtu edhe në atë shtetërore,” deklaroi ai.

Sipas Netanyahut, trajtimi ka qenë i suksesshëm dhe ai tashmë është “në gjendje të shkëlqyer shëndetësore”, pa asnjë gjurmë të sëmundjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *