Kurti e injoron propozimin e LDK-së për Vjosa Osmanin: Nuk kam pasur as një emër as nga LDK-ja as nga PDK-ja as privatisht as publikisht
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë takimeve me opozitën për çështjen e presidentit nuk është propozuar asnjë emër konkret nga ana e tyre.
Ai theksoi se asnjë subjekt opozitar nuk ka sjellë propozime zyrtare apo jozyrtare.
“Nuk kemi pasur asnjë emër, asnjë emër zyrtarisht nuk na kanë sjellë, as PDK-ja, as privatisht e as publikisht”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, mungesa e propozimeve konkrete nga opozita e ka vështirësuar avancimin e bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje.
Ndërkohë, kujtojmë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një reagimi publik kishte propozuar emrin e Vjosa Osmanit për presidente, duke kërkuar nga Kurti garanci për sigurimin e 66 votave.
