Pako 200 milionëshe për sektorin privat, vjen njoftimi i rëndësishem nga Kuvendi
Burime të Kanal 10 bëjnë të ditur se gjatë mbrëmjes së sotme pritet të thirret një seancë e re për rishikimin e buxhetit. Sipas këtyre burimeve, zhvillimet e fundit politike dhe financiare kanë shtyrë institucionet që të ndërmarrin hapa të shpejtë për të adresuar ndryshimet e nevojshme në planifikimin buxhetor.
Ende nuk janë bërë publike detaje të plota lidhur me rendin e ditës, megjithatë pritet që në fokus të jetë rishikimi i buxhetit.
Kujtojmë se çështja e rishikimit të buxhetit ka qenë temë e debatit të vazhdueshëm ditëve të fundit, ndërsa thirrja e kësaj seance shihet si përpjekje për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë institucionale.
Mbetet të shihet nëse kjo seancë do të sjellë konsensus mes palëve dhe cilat do të jenë vendimet konkrete që do të merren.
