div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-34357 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
“Mos ma prekni veturën…” – i riu kërcënon 5 policë në Prishtinë, i sekuestrohet vetura, përfundon në stacion

Një incident me tone kërcënuese ndaj zyrtarëve policorë është shënuar në Prishtinë, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 29 prill 2026 rreth orës 11:00 në rrugën “Lidhja e Pejës”, ku Njësia për Reagim të Shpejtë ka ndaluar për kontroll një veturë të tipit VW Arteon, të cilën e drejtonte  G.B.

Sipas burimeve, gjatë verifikimeve ka rezultuar se i dyshuari ishte duke drejtuar mjetin nën masë mbrojtëse. Në momentin kur policët kanë nisur procedurat për veprime të mëtejshme, ai ka refuzuar t’u bindet urdhrave të ligjshëm dhe ka reaguar me tone të larta, duke i kanosur pesë zyrtarët policorë, duke paralajmëruar pasoja në rast të konfiskimit të veturës.

Pas ndërhyrjes, i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *