div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-34373 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Qeveria publikon subvencionet: 150 euro për hektar

Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Isuf Cakiqi, ka prezantuar Programin e Pagesave Direkte për vitin aktual, duke theksuar se fokusi kryesor është rritja e prodhimit vendor dhe përmirësimi i cilësisë.

Sipas tij, programi këtë vit ka pësuar ndryshime në strukturë, duke u orientuar më shumë drejt mbështetjes direkte për fermerët dhe sigurimit të lëndës së parë nga prodhuesit vendorë.

“Sivjet orientimi i programeve është ndryshuar për të rritur prodhimin, për të përmirësuar cilësinë dhe për të siguruar furnizim nga prodhuesit vendorë”, deklaroi Cakiqi të enjten në një konferencë për media bashkë me ministrin Armend Muja.

Programi do të zbatohet përmes disa formave kryesore, përfshirë pagesat bazë për sipërfaqe, pagesat e rishpërndarjes, mbështetjen e lidhur me prodhimin dhe cilësinë, ekoskemat dhe kushtëzimin.

Në kuadër të pagesave bazë, fermerët do të përfitojnë 150 euro për hektar për një gamë të gjerë kulturash bujqësore, duke përfshirë drithërat si gruri, misri, tërshëra dhe thekra, kulturat industriale si luledielli, kulturat perimore dhe perimet në sera apo në fushë të hapur, si dhe pemtarinë dhe vreshtarinë. Mbështetja do të jetë e njëjtë për të gjitha sipërfaqet e mbjella dhe të pranueshme.

Programi parasheh subvencione të drejtpërdrejta për sektorin e blegtorisë, përkatësisht 150 euro për krerë për gjedhe (bullica), 90 euro për lopë qumështore, 25 euro për dele dhe dhi, si dhe 20 euro për koshere bletësh.

Në sektorin e qumështit, subvencionet do të varen nga cilësia: 0.07 €/litër për klasën A, 0.04 €/litër për klasën B dhe 0.02 €/litër për klasën C.

Ndërkaq, për prodhuesit e grurit, mbështetja do të lidhet me sasinë e dorëzuar, duke varijuar nga 0.03 deri në 0.05 euro për kilogram./koha.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *