Enver Dugolli i reagon qytetarit që s’ia zgjati dorën Kurtit: S’e përfaqëson nderin e Drenicës
Enver Dugollli nga Vetëvendosje, i ka reaguar qytetarit nga Drenica, i cili nuk e mirëpriti kryeministrin në detyrë, Albin Kurti sot në homzhet në nderim të dëshmorëe në Gllobar, raporton GazetaDemos.
Për gjestin e moszgjatjes së dorës ndaj kryeministrit Kurti, Dugolli e akuzoi se i njëjti nuk e përfaqëson nderin, mikëpritjen e dhimbjen e drenicasve.
Ai madje tha se, Kurti është udhëheqsi i parë nga paslufta që i ka vizituar këto fshatra.
Unë, si drenicas, dhe në emër të shumë të tjerëve, e falënderojmë Kryeministrin Kurti, i cili jo vetëm tani, por në çdo përvjetor, nderon heronjtë, dëshmorët dhe viktimat civile të Drenicës. Madje, në vende ku nuk ka shkelur këmba e asnjë udhëheqësi që nga paslufta, ishte pikërisht Kryeministri Kurti ai që i nderoi me vizita dhe homazhe.
Personi me duar në xhepa nuk e përfaqëson nderin, mikëpritjen dhe dhimbjen e drenicasve!”, ka thënë ai.
