Përfundon takimi: Propozohet kjo datë për mbajtjen e zgjedhjeve
Përfaqësuesit e partive politike kanë shprehur pajtim që 7 qershori të jetë datë e zgjedhjeve, pas takimit që kanë pasur me ushtruesin e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se për ta cilado datë brenda afatit kushtetues është në rregull. Por ka theksuar se ka pajtim nga shumica për 7 qershorin.
Ngjashëm u shpreh edhe Jehona Lushaku-Sadriu e LDK-së.
E përfaqësuesi i AAK-së, Ardian Gjini, gjithashtu ka konfirmuar se ka dakordësi për 7 qershorin.
