“Pritja e ëmbël” ndez rrjetin – a është shtatzënë Engjëllusha Salihu? Reagon Shyhrete Behluli
Këngëtarja Engjëllusha Salihu ka publikuar sot projektin e saj më të ri muzikor me titull “Pritja e ëmbël”, duke ngjallur menjëherë reagime dhe aludime të shumta në rrjet.
Teksti dhe vizualizimi i këngës kanë bërë që ndjekësit të spekulojnë se artistja mund të jetë në pritje të ëmbël, megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga vetë ajo.
Pas publikimit, ka ardhur edhe një reagim nga nëna e saj, këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli, e cila përmes një Instastory ka shpërndarë një pjesë nga projekti, duke shkruar:
“Me e lumtur se kurrë! ‘Pritja e ëmbël’ në orën 15:00”.

