E rëndë: Ky është 30-vjeçari që humbi jetën pasi u ther me thikë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën pasi u ther me thikë pas një konflikti, mëson Sinjali.
Rasti ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 02:20, në rrugën “Mbretëresha Teuta”, ndërsa viktima Rexhë Brahimaj është paraqitur fillimisht në QKMF me plagë të rënda në gjoks.
Sipas stafit mjekësor, viktima kishte ende shenja jete dhe vetëdije, por gjatë transportimit me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, gjendja e tij është përkeqësuar dhe rreth orës 03:10 ka ndërruar jetë.
Nga dëshmitarët e intervistuar, mësohet se ngjarja ka nisur si konflikt verbal, i cili ka eskaluar në përleshje fizike. Në një moment, i dyshuari dyshohet se ka nxjerrë thikë dhe e ka goditur viktimën në gjoks.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë veprimet hetimore, ndërsa janë intervistuar disa dëshmitarë që kanë qenë të pranishëm në momentin e incidentit.
