div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-34712 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
LDK dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë më 7 qershor, thotë Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se kjo parti ka arritur një dakordim për të garuar së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani në zgjedhjet e 7 qershorit.

Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së para mediave tha se bashkëpunimi me Osmanin u përkrah nga anëtarët.

“Me votim në këtë trup, u dakorduam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar të gjitha çështjet që lidhen me pjesën përgatitore zgjedhore. Pikë e veçantë e këtij takimi ishte edhe natyrisht bashkimi i madh për të cilin po flasim e për të cilin jemi angazhuar. I njoftova edhe kryesinë edhe kryetarët e degëve me procesin e deritanishëm. Votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje, në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Po për këtë, më jepni edhe disa ditë t’i finalizoj diskutimet edhe me zonjën Osmani, për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Pra, kishte dakordim për idenë e bashkimit, kishte dakordim për garim të përbashkët, kishte dakordim për shumë gjëra që i kemi diskutuar deri më tani dhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do t’i formalizojmë këto çështje në detaje”, ka thënë Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *