Përparim Rama e “rahaton” Isah Mustafën në këtë drejtori
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar me ndryshime në strukturat drejtuese komunale, në kuadër të ristrukturimit të paralajmëruar në disa drejtori të kryeqytetit.
Sipas burimeve të Sinjalit, drejtoresha për Kulturë, Sibel Halimi, është shkarkuar nga detyra, si pjesë e kësaj vale ndryshimesh në komunë.
Po ashtu, Sinjali mëson se vendin e saj pritet ta zë Isah Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ky zhvillim vjen në vazhdën e një serie shkarkimesh, ku Rama prej ditësh po vazhdon me atë që po cilësohet si “fshesë” në drejtori të ndryshme, në kuadër të riorganizimit të qeverisjes lokale në Prishtinë.
Ndërkohë, nga këto veprime është distancuar Lidhja Demokratike e Kosovës, partia me të cilën Rama fitoi zgjedhjet në kryeqytet, duke theksuar se këto vendime nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar dhe vullnetin e saj.
