div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35079 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
“Më goditi me shuplakë, pastaj nisi të më kërcënojë” – prishtinasi denoncon bashkëshorten për dhunë në familje

Një 30-vjeçar nga Prishtina ka denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë në familje dhe kërcënime të vazhdueshme, pas një konflikti që fillimisht ishte trajtuar vetëm si shënim zyrtar, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Rasti i parë ishte raportuar më 22 prill 2026 në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë.

Sipas informatave, A. D rreth 30 vjeç kishte deklaruar se gjatë një mosmarrëveshjeje në banesën ku jetonte me bashkëshorten e tij, M. K rreth 31 vjeç, ajo e kishte ofenduar dhe goditur me shuplakë në fytyrë.

Burimet bëjnë të ditur se në atë kohë ai nuk kishte shprehur dëshirë për ndjekje penale.

Edhe e dyshuara kishte pranuar para Policisë se gjatë debatit e kishte goditur bashkëshortin me shuplakë.

Sinjali mëson se pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për dhunë në familje, rasti fillimisht ishte trajtuar vetëm si shënim zyrtar.

Por më 9 maj, ankuesi është paraqitur sërish në Polici, duke deklaruar se që nga incidenti i parë kishte qenë vazhdimisht i kanosur për jetë nga bashkëshortja.

Më 10 maj është intervistuar edhe e dyshuara, e cila ka mohuar kërcënimet dhe ka deklaruar se nuk kishte pasur kontakt me ankuesin.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt si “Dhunë në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *