div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35448 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Burrë e grua përfundojnë në Polici pas sherrit në banesë në Prishtinë, gruaja merr trajtim mjekësor

Një rast i dhunës në familje është raportuar në një nga komplekset banesore në rrugën B në Prishtinë, ku pas një konflikti mes bashkëshortëve ka ndërhyrë Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën B, ku njësitet policore kanë dalë menjëherë pas marrjes së informacionit për përleshje brenda banesës.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se në Stacionin Policor “Jugu” janë shoqëruar bashkëshortët D. Sh dhe M. G, të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Sipas deklarimit të M. G para hetuesve, problemet mes çiftit kishin nisur pas presionit psikologjik që pretendon se po i bëhej nga bashkëshortja, ndërsa situata më pas kishte eskaluar në përplasje fizike.

Ai ka deklaruar se në një moment është goditur nga bashkëshortja dhe më pas kishte reaguar duke e goditur edhe ai atë, duke pretenduar se ka vepruar në vetëmbrojtje.

Pas incidentit, gruaja ka pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara.

Me urdhër të Prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa pas procedurave policore të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *