div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35701 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
E rrethuar nga njerëzit më të dashur, kështu e pret ditëlindjen Gili

Një nga zërat më të dashur dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, Gili, feston sot një përvjetor shumë të veçantë. Këngëtarja ka ndryshuar “prefiks” duke mbushur plot 60 vjet jetë. Edhe pse vitet kalojnë, për Gilin koha duket se ka ndaluar, pasi ajo vazhdon të rrezatojë të njëjtën energji, sharm dhe freski që e ka karakterizuar që nga fillimet e karrierës së saj.

Për ta shënuar këtë jubile, artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një imazh mjaft të ngrohtë familjar. E rrethuar nga njerëzit më të shtrenjtë, bashkëshorti i saj Ilir Berani, djemtë dhe nipërit e mbesat, Gili shihet e lumtur pranë tortës së ditëlindjes. “Ditëlindja ime sot, me zemër plot. Faleminderit Zot”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke treguar mirënjohjen për këtë ditë të bekuar.

Postimi i këngëtares u vërshua menjëherë nga qindra komente dhe urime të përzemërta. Mes tyre bien në sy mesazhet nga kolegë të shumtë të estradës të cilët e kanë uruar për një jetë të gjatë e të shëndetshme.

Me një karrierë të shtrirë në dekada dhe me dhjetëra hite që i mbijetuan kohës, Gili mbetet një nga figurat më të respektuara të skenës sonë, e cila sot feston e rrethuar nga dashuria më e pastër – ajo e familjes së saj.

Urime edhe 100! /Prive By Liberta Spahiu

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *