“E padiskutushme”, Molliqaj: Ky do të jetë kryeministër i Kosovës
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se Albin Kurti do të bëhet sërish kryeministër pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Molliqaj tha se, pavarësisht rënieve dhe ngritjeve elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje, pushteti i Kurtit mbetet stabil dhe nuk pret ndryshime të mëdha në rezultatet zgjedhore.
“Sipas meje është e padiskutueshme që Albini bëhet kryeministër. Çështja është a bëhet vet, a me PDK, a me LDK”, deklaroi ai në “VV Show”.
“Leximi jonë është që trajektorja e jonë është rënie ngritje, por në përgjitheësi pushteti i tij edhe për një kohë bukur të gjatë na e shohim përveç zhvillimeve të jashtëzakonshme, do të jetë goxha stabil. Me vota Albini ka me qenë stabil. Për dallim prej tjerëve, nuk pres që ka me pas ndryshim shumë të madh elektoral. Ajo që është për mu e padiskutueshme është Albini bëhet kryeministër. Çështja është a bëhet vet, a me PDK, a LDK”.
Molliqaj foli edhe për filozofinë politike të Vetëvendosjes, duke thënë se thelbi i saj është “sovranizimi”.
“Ideja e VV-së është e rrezikshme, jo veç e gabume. Thelbi i saj është sovranizimi. Sovranizimi është forcimi i shtetit në të gjitha drrejtimet, edhe në drejtësi, shkollim, arsim, ekonomi, gjithçka me u majt vet gati. Për mu qajo është baza. Normalisht sipas nevojës kanihere e zbut se smun e mban”, tha ai.
