Qindra serbë aplikojnë për t’u bërë shtetas të Kosovës, Sveçla ‘krenohet’ në një konferencë
Ligji për Shtetësi që votua në Kuvendin e Kosovës ka bërë që qindra serbë të kenë mundësi të aplikojnë që të pajisen me shtetësi të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se të gjitha aplikimet janë duke u verifikuar, transmeton lajmi.net.
“Ka pas me qindra aplikime të shtetasve të Serbisë, të gjitha ato janë duke u verifikuar dhe në momentin që përplotësohet edhe kërkesat ligjore dhe të cilat u janë adresuara atyre në momentin e publikimit të këtij ligjit do fillojmë edhe me fazën tjetër.”, u shpreh ai.
Ky ligj u votua me votat e VV-së dhe Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës. Opozita ishte kundër.
