div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36035 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Osmani për Kurtin: Ka liderë që jetojnë nga kriza, sepse pa krizë e humbin rëndësinë

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani sonte në hapjen zyrtare të fushatës, tha se ka ardhur koha të dilet nga politika e lodhjes kolektive.

Ajo u shpreh se nuk ka asgjë heroike në izolim dhe asgjë patriotike në prishjen e miqësive.

Osmani gjatë fjalimit të saj përmendi edhe krizat, duke thënë se Kosova nuk ka lindur që të jetë peng i tyre.

“Ka ardhur koha të dalim nga politika e lodhjes kolektive dhe të hyjmë në politikën e ndërtimit kombëtar, aty ku energjia e një popullit të tërë nuk harxhohet duke u grindur me botën, por duke fituar vendin që e meriton në botë”.

“Sepse nuk ka asgjë heroike në izolim , nuk asgjë patriotike në prishjen e miqësive dhe nuk ka asgjë vizionare në krijimin e krizave pafund. Kosova nuk ka lindur për të qenë peng i krizave pafund, Kosova ka lindur për të qenë histori suksesi”, tha ajo.

Osmani gjithashtu tha se ka liderë që jetojnë nga kriza, sepse sipas saj, pa këtë e humbin rëndësinë.

“Ka liderë që jetojnë nga kriza, sepse pa krizë e humbin rëndësinë dhe ka liderë të cilët e bëjnë të kundërtën, e ndërtojnë besimin në shtet, e historia do t’i mbajë në mend vetëm këta të fundit. Por, vetëm të bashkuar mund t’ia dalim”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *