E dhimbshme: Ndërron jetë në Mekë Haxhiu Shqiptar
Ka ndërruar jetë Adnan Arifi.
Më poshtë njoftimi i Bashkësisë Islame të Maqedonisë:
NJOFTIM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim të thellë njoftojmë se pas kryerjes së obligimit të shenjtë të haxhit, ka ndërruar jetë papritur haxhiu Adnan Arifi nga fshati Pirok, i lindur në vitin 1967.
Pas dakordimit me familjarët, i ndjeri është varrosur në varrezat e Mekës, në tokën e bekuar ku zemrat e besimtarëve drejtohen me mall e lutje.
Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë me mëshirën e Tij të pafundme, ta pranojë haxhin e tij dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit. Familjes, të afërmve dhe gjithë besimtarëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Allahun t’u dhurojë durim dhe forcë në këto çaste të rënda.
“Inna lillahi ue inna ilejhi raxhiun.”
