div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36187 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Burim Ramadani: Nuk do të konfiskohet më patentë-shoferi pa vendim gjykate, do ta heqim këtë praktikë diskriminuese

Kandidati për deputet i Aleancës, Burim Ramadani, ka bërë një zotim të ri elektoral përmes një videomesazhi publik, duke premtuar ndryshime në mënyrën e trajtimit të kundërvajtjeve në komunikacion.

Ramadani tha se, sipas tij, praktika aktuale e konfiskimit të patentë-shoferëve nga Policia e Kosovës për një periudhë prej të paktën tre muajsh, pa vendim gjykate, është e padrejtë dhe diskriminuese.

“Nuk do të konfiskohet më patentë-shoferi pa vendim gjykate. Ky është premtimi ynë dhe do ta realizojmë,” deklaroi Ramadani.

Ai e krahasoi trajtimin e qytetarëve të Kosovës me shtetas të tjerë, duke pretenduar se masa të tilla zbatohen vetëm ndaj qytetarëve kosovarë dhe jo ndaj të huajve në raste të ngjashme.

“Je qytetar i Kosovës, Policia ta konfiskon patentë-shoferin. Je shtetas i Serbisë, Policia e Kosovës nuk ta konfiskon. A është kjo e drejtë?”, u shpreh ai.

Sipas Ramadani, kjo praktikë përbën barrë shtesë edhe për vetë policinë në terren, duke theksuar se ndryshimi i saj do ta lehtësonte punën e zyrtarëve policorë dhe do ta kthente procesin në një sistem më të drejtë dhe më institucional.

“Ky nuk është problem i Policisë, por i politikës. Qeveria duhet të kujdeset për qytetarët, jo t’i ndëshkojë me masa të padrejta,” tha ai.

Ramadani e përmbylli deklaratën e tij duke theksuar se ky është një zotim që do të realizohet nëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr përgjegjësi qeverisëse, nën programin “Siguri, Energji, Zhvillim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *