div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36233 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
“Ju vraft Zoti e Allahu”, Kurti keqpërdor vajzën e vogël në Vushtrri

Një video e publikuar së fundmi nga media lokale ka nxitur reagime në rrjetet sociale dhe në opinionin publik, pasi në të shihet kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një aktiviteti zgjedhor në Vushtrri.

Në pamjet e publikuara, një fëmijë reciton një tekst me përmbajtje politike, ku përmenden kundërshtarët politikë me shprehje ofenduese dhe mallkuese. Në një pjesë të recitimit dëgjohen fjalët “ju vraft Zoti, ju vraft Allahu”, ndërsa recitimi përfundon me thirrjen “Albin baba”.

Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku ka ngjallur debat lidhur me përfshirjen e fëmijëve në aktivitete dhe mesazhe politike gjatë fushatës zgjedhore. Kritikët kanë vlerësuar se përdorimi i fëmijëve për të përcjellë mesazhe politike, veçanërisht me gjuhë fyese ose nxitëse, është i papërshtatshëm dhe bie ndesh me parimet e mbrojtjes së fëmijëve nga instrumentalizimi politik.

Nga ana tjetër, përkrahës të Vetëvendosjes kanë argumentuar se bëhet fjalë për një moment spontan gjatë tubimit dhe se reagimet ndaj videos janë të ekzagjeruara.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Vetëvendosje lidhur me kritikat e ngritura pas publikimit të videos, raporton Gazeta Imazhi.

Pamjet janë publikuar nga Radio Star dhe po vazhdojnë të qarkullojnë në platforma të ndryshme sociale, duke nxitur diskutime të shumta në prag të zgjedhjeve lokale.

Video nga Radio Star:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *