div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36774 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
PDK vendos kusht për bashkëpunim me VV-në

Kandidati për deputet i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se partia e tij nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik kur bëhet fjalë për marrëveshje politike, por ka theksuar se qëndrimi ndaj gazit amerikan mund të jetë përcaktues për çdo bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në emisionin Debat Plus, Gruda tha se PDK nuk e përjashton asnjë parti nga negociatat politike, megjithëse dallimet me Vetëvendosjen mbeten të mëdha në shumë çështje.

Sipas tij, refuzimi i gazit amerikan nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përbën një rrezik kombëtar dhe duhet të konsiderohet si vijë e kuqe në çdo skenar të mundshëm qeverisës.

“Ne nuk kemi vija të kuqe me askënd për asnjë lloj marrëveshje. Ne kemi shumë dallime në plot çështje me Vetëvendosjen. Por refuzimi i fundit që i ka ndodhur gazit amerikan, nëse ky qëndrim bëhet, mendoj se është rrezik kombëtar për Kosovën nëse ne i bëjmë të mundur Albin Kurtit qeverisjen në Kosovë. Unë sa shoh, Kurti e ka bindje të palëkundur që refuzon gazin amerikan”, deklaroi Gruda.

Ai shtoi se në rast se vazhdon një qasje e tillë ndaj projektit të gazit amerikan, atëherë një koalicion me Vetëvendosjen do të ishte shumë i vështirë.

“Nëse bëhet fjalë për një qeveri që e refuzon gazin amerikan, që ka ende tendenca të tilla për ta mbajtur Kosovën të varfër, unë mendoj që është një koalicion i pamundur, por nuk e përjashtoj si negocim”, ka thënë tutje Gruda.

Sipas tij, kjo çështje nuk lidhet vetëm me aspektin ekonomik, por prek drejtpërdrejt orientimin strategjik të Kosovës dhe raportet e saj me partnerët ndërkombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *