Ka përfunduar numërimi i votave në më shumë se 65 për qind të vendvotimeve për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Rezultatet preliminare kanë nxjerrë Vetëvendosjen të parën me 43 për qind të votave. Në Kuvend, sipas matjeve të deritashme, kjo parti do të marrë 48 ulëse.
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me 21 për qind, apo 24 ulëse.
Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta me 17.6 për qind apo 20 ulëse.
Aleanca ka marrë tetë deputetë me 7.16 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare.
Numërimi i deritashëm i votave për kandidatë ka treguar se te VV-ja dhe LDK-ja nuk duhet të ketë ndryshime në lista për shkak të kuotës gjinore që kërkon që së paku 30 për qind e deputetëve të një grupi të jenë të gjinisë femërore.