KQZ përditëson rezultatet, kjo parti siguron një deputet më shumë
Me numërimin e 88.15% të vendvotimeve (2,322 nga 2,634 në total), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar projeksionin për ndarjen e ulëseve në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare të orës 22:06, asnjë nga partitë politike nuk e arrin e vetme shumicën parlamentare prej 61 deputetësh, duke e bërë të domosdoshëm formimin e koalicioneve paszgjedhore.
Sipas KQZ-së, VV ka 49 deputetë, PDK, 24, LDK 21 dhe AAK 8.

Ky projeksion përfshin votat e rregullta të numëruara deri më tani, ndërsa numri përfundimtar i ulëseve për secilin subjekt do të konfirmohet vetëm pas numërimit të plotë të kutive të mbetura, votave të diasporës dhe atyre me kusht.
