U përfol si kryeministër i një qeverie teknike, reagon Marin Mema
Gazetari i njohur Marin Mema ka reaguar publikisht pasi emri i tij u përfshi në disa publikime dhe lista që qarkulluan në rrjet si kandidat i mundshëm për kryeministër të një qeverie teknike.
Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, Mema i hodhi poshtë të gjitha aludimet, duke i cilësuar si spekulime pa asnjë bazë.
🗣️ “Mos bini pre e asnjë ‘trakti’ që përpiqen ta paraqesin si dokument. Nuk jam pjesë e asnjë liste apo propozimi tjetër teknik. Janë gjëra qesharake!”
Gazetari u bëri thirrje ndjekësve të mos bien pre e informacioneve të pakonfirmuara që qarkullojnë në rrjet, ndërsa shtoi se fokusi i tij mbetet puna me emisionin “Gjurmë Shqiptare”.
❤️ “Ju përshëndes dhe për pak do të hedh emisionin e sotëm të ‘Gjurmë Shqiptare’. Fundjavë të mbarë miq! Ju dua shumë!”
