Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në konferencën për media ka përmendur kërkesat e tij lidhur me Veriun e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Në kërkesën e parë ka kërkuar shpallje të zgjedhjeve lokale në Veri me pjesëmarrje të OSBE-së dhe kontroll të BE-së.
Si kërkesë të dytë ka thënë se duhet të zbatohet neni 9 i marrëveshjes së Brukselit, për formimin e Drejtorisë Rajonale në Veri, e ku policët do të jenë nga komuniteti serb.
Gjithashtu ka kërkuar kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në funksionet e tyre.
Si kërkesë të katërt ka pasur që të tërhiqen forcat speciale të Policisë së Kosovës nga bazat e ndërtuar në Veri të Republikës së Kosovës që sipas Vuçiq janë ndërtuar “ilegalisht” dhe largimi nga të gjitha pikat kontrollues dhe institucionet.
Gjithashtu ka kërkuar formimin e Asociacionit pa vonesa dhe ka thënë se duhet të formohet Asociacioni për të vazhduar bisedimet.
Si pikë të gjashtë ka kërkuar lirimin e të gjithë “të burgosurve politikë” të arrestuar nga Policia e Kosovës. Ai ka kërkuar arrestimin e 86 personave që kanë qenë në barrikada.
Si pikë të 7-të, Vuçiq ka kërkuar ofrimin e shërbimeve postare pa pengesë dhe me pagesë për dinarë.