Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka bërë apel qytetarëve për kujdes, pasi paralajmërohen stuhi lokale me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta.

AME-ja ka treguar për rreziqet kryesore dhe ndikimet e mundshme:

•          Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje intensive;

•          Dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht nga breshëri dhe erërat e forta;

•          Rritje e rrezikut për ndezjen e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike.

•          Pengesa në sistemet e telekomunikacionit.

•          Dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

•          Rrezik i lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët.

Udhëzime sigurie për qytetarët:

•          Qëndroni në ambiente të sigurta gjatë stuhisë dhe shmangni lëvizjet e panevojshme;

•          Mos u strehoni nën pemë të larta apo pranë objekteve metalike dhe shtyllave elektrike;

•          Kujdes në komunikacion: Përshtatni shpejtësinë dhe shmangni rrugët apo nënkalimet e mbuluara nga uji;

•          Siguroni pronën: Largoni ose siguroni pajisjet dhe sendet në ballkone e oborre që mund të dëmtohen nga era apo breshëri.

“Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, së bashku me Qendrat Operative Emergjente, janë në gatishmëri të plotë reaguese në të gjithë territorin e vendit.

Për çdo rast emergjent, kontaktoni pa pagesë:

•          Qendra Operative Emergjente: 112

•          Policia e Kosovës: 192

•          Zjarrëfikësit: 193

•          Ndihma e Shpejtë: 194″, ka njoftuar AME.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *