Mblidhen 18 deputetët e LDK-së

Një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, janë mbledhur 18 deputetët e LDK-së, që do të jenë pjesë e legjislaturës së re.

Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku ka ndarë fotografi nga takimi që ka mbajtur sot me grupin parlamentar të LDK-së.

Aty janë të gjithë deputetët, përfshirë edhe Vjosa Osmanin.

Abdixhiku u ka ofruar fat në ushtrimin e funksionit të deputetit.

“Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara. Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje.”, ka shkruar Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *