Shpërthen një veturë në Gjilan, dyshohet për një të lënduar rëndë (Video)

Një incident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Gjilan, ku një veturë ka shpërthyer në rrethana që ende nuk janë sqaruar, shkruan IndeksOnline.

Dyshohet se nga shpërthimi një person ka pësuar lëndime të rënda.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve dhe Policia, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *