4.1 C
Pristina
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Haziri: Arsyetimet e Vuçiqit po gjejnë solidaritet te dështimet e Kurtit

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka theksuar se Serbia ka humbur luftën në Kosovë dhe nuk përbën më një kërcënim, pasi vendi është i mbrojtur nga KFOR-i dhe NATO-ja. Ai kritikoi Qeverinë Kurti për një politikë populliste që, sipas tij, po izolon Kosovën nga aleatët ndërkombëtarë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se Serbia nuk përbën më një kërcënim për Kosovën, duke theksuar se KFOR-i dhe NATO-ja janë të mandatuara për të mbrojtur vendin.

Në një postim në Facebook, Haziri kërcënimet serbe i quajti si një “luftë hibride” nga Serbia, por theksoi se përpjekjet e saj për të krijuar krizë në Kosovë kanë dështuar.

“Asgjë e re prej shpalljes së Pavarësisë. Kjo është luftë hibride që ka qenë potencial për shkaktim krizash deri në kërcënim me luftë. Dallimi është se asnjëherë nuk ka gjetur hapësirë në Kosovë që të shkakton këtë frikë se fundja Serbia nuk mund ta kërcënojë Kosovën në këtë rast, por KFOR/NATO. Ata kanë mandat ushtarak në tokë dhe ajër të Kosovës. Ata e dinë këtë e le ta provojnë. Po ashtu, Kosova është e rrethuar me 3 shtete anëtare të NATO-s.

Në anën tjetër, Serbia e ka humbur luftën edhe prej Kosovës. Ne, me rezistencë politike dhe kryengritje ushtarake, e kemi fituar luftën për herë të parë në histori dhe kemi demontuar okupimin jugosllav e serb më 12 qershor 1999. Ata mund ta harrojnë ndihmën e NATO-s për Kosovës, por nuk po pajtohen me fitoren politike, ushtarake e diplomatike të Kosovës. Serbia mund të jetë vend fqinj i Kosovës dhe asgjë më shumë. Nuk mundet as të na kërcënojë se s’ka kush i frikësohet”, ka shkruar Haziri në Facebook.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here