Viktimat e aksidentit të mbrëmshëm në Smrekonicë janë Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu
Dy të rinj nga Mitrovica kanë humbur jetën në aksidentin tragjik të trafikut që ndodhi mbrëmë në Smrekonicë.
Viktimat janë: Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu.
Rinor Zejnullahu, banor i Zhabarit shte njëri prej viktimave të aksidentit të rëndë.
Lajmi për vdekjen e dy të rinjve ka tronditur familjet, të afërmit dhe gjithë qytetin e Mitrovicës.
Në njoftimin e policisë, mes të tjerash thuhet.
Rreth orës 02:53, të datës 19 gusht 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
