I riu kosovar që humbi jetën në detin e Shëngjinit

Shpejtim Syla është i riu nga Kosova që humbi jetën gjatë ditës së hënë në detin e Shëngjinit.

Lidhur me vdekjen tragjike të të riut ka shkruar shkolla “Adem Kastrati” në Gjilan, ku i ndjeri ishte pjesë e saj për tri vjet, transmeton Klankosova.tv.

“Drejtoria e shkollës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, të afërmve, profesorëve dhe të gjithë nxënësve, veçanërisht shokëve dhe bashkëmoshatarëve të tij.  Shpejtim Syla ishte nxënës i shkollës sonë për tri vite, në drejtimin Pikturë, të cilin e përfundoi në maj të këtij viti.  Ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për familjen dhe ne që e njohëm.  U prehtë në paqe, shpirti i tij!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *