Gjatë takimit mes Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, dy tifozeritë e klubeve janë përfshirë në një përleshje të dhunshme.
Në pamjet që janë shpërndarë në rrjetet sociale mund të shihet se ka pasur edhe mjete të mprehta që janë përdoru në përleshje.
Tifozët ‘Forca’ të Vushtrrisë dhe ‘Pampurat’ e Fushë Kosovës dhuruan një shfaqje të pakëndshme duke u përleshur madje edhe nën praninë e policisë.
“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë pesona të dyshuar”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK për Rajonin e Prishtinës, për IndeksOnline.
Forcat policore që ishin të pranishme në këtë sfidë intervenuan me gaz lotsjellës në mënyrë që të shpërndahet turma.