Dardan Gashi i cili u bë i dashur për publikun shqiptar me rolin e Hamdis të seriali “Çka ka shpija”.
Me anë të një postimi tregoi se është bërë baba për herë të tretë, shkruan Indeksonline.
Aktori zbuloi që është bërë baba edhe i një djali të cilin e pagëzoi me emrin Adem.
“Ademi është njeriu i parë në tokë, babai i njerëzimit, dhe si popull ne kemi një lidhje të fortë me këtë emër. Liria e Kosovës lidhet ngusht me dy Adema, Adem Jashari dhe Adem Demaqi. Por, ky emër ka një kuptim edhe më të veçantë për mua, sepse Ademi është edhe babai im. Ky emër na ka munguar në shtëpinë tonë që nga vdekja e babait, por më 22 shtator, Zoti na dhuroi një Adem të ri në familjen tonë. Shpresoj që ai të mbartë me krenari emrin e këtyre njerëzve të mëdhenj. O Allah, jepi të mira dhe bëje djalin tim, vëllain e Nilit e Harunit, prej Ademave të ndritur.” shkroi ai.