Familja Ademi nga Vushtrria ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e anëtarit të saj.
LEXO EDHE:
- Vendet që do të jenë pa rrymë sot
- Aksion i madh i Prokurorisë dhe Policisë, arrestohen tre persona, janë “peshqi të mëdhenjë”
Ish-ushtari i UÇK-së dhe polic i Kosovës nga fshati Skromë ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.
I ndjeri ishte pensionuar vetëm vitin e kaluar nga uniforma e Policisë, dhe me gjithë këtë, ka ndërruar jetë brenda një viti.
Lajmin e ka bërë të ditur biri i tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa varrimi do të mbahet nesër në fshatin Begaj.
Postimi i plotë:
Shok miq dhe dashmire, ju njoftojme se varrimi i babes tone Avdyl Sherif Ademi behet neser me 27.09.2024 pas namazit te xhumas, funerali niset nga xhamia karamanli!
Varrimi bëhet në varrezat e fshatit Begaj!
Allahu të shperblefte me Xhennet babi