Aleks Gerbi është shtetasi i Shqipërisë që sot u arrestua nga një aksion i antidrogës në Pejë.
Gerbi dyshohet se në malet e Sferkës së Pejës kishte mbjellur mbi 1 ton drogë të llojit kanabis sativa, shkruan IndeksOnline.
Aksioni i Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, nisi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm dhe është ende duke vijuar.
Mijëra kilogramë drogë u asgjësuan nga Policia, duke u djegur në vendin ku u gjetën.
Vlera e tyre dyshohet të jetë afro 5 milionë euro.
Narkotikët janë hasur duke u kultivuar në brendi të malit, teksa Policia ka qrnë duke e hetuar këtë rast tash e disa kohë.
Ky është aksioni më i madh i antidrogës, që nga paslufta.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes dhe momenti kur u arrestua i dyshuari Gerbi.