Ish-mesfushori gjerman Mikael Balak duket se ka konfirmuar publikisht marrëdhënien e tij me modelen 23-vjeçare Sofia Shnajderhan.
LEXO EDHE:
- A e keni ditur se çfarë punon Tringa, reja e Mihrije Brahes?
- Fejohet vajza bukuroshe e Afërdita Demakut, publikohen pamjet
Sofia ka postuar një foto nga pushimet që po kalonin së bashku, ku një koment me zemër nga Balak lë pak vend për dyshime.
Lajmi nuk ka tërhequr vëmendjen për shkak të diferencës së madhe të moshës me 25 vite, Balak është 48 vjeç, ndërsa Sofia vetëm 23 vjeç.
Kjo marrëdhënie ka sjellë diskutime për historinë e tyre të kaluar, pasi Sofia raportohet nga mediat e huaja se ka qenë e dashura ose shoqja e Emilios, djalit të Balak, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në vitin 2021, në moshën 18-vjeçare.
Mendohet se lidhja mes Balak dhe Sofia ka filluar pas vdekjes së Emilios, me thashetheme që sugjerojnë se ata kanë filluar të takohen që në vitin 2022.
Tani, me daljen publike, marrëdhënia e tyre duket se ka marrë një dimension të ri, duke nxitur debate të shumta në media dhe opinionin publik.