5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

“Godet” Kasapolli: Qe ku i keni faktet – kundërshtari më i madh i Kosovës ishte Tirana, e jo Beogradi

Doajeni i gazetarisë sportive, Agim Kasapolli ishte i ftuar mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Kasapolli foli rreth organizimit të Kampionatit Europian U21 të Shqipërisë me Serbinë në vitin 2027, shkruan “Gazeta Express”.

LEXO EDHE:

Ai e lexoi një letër të sekretarit gjeneral të Federatës Gjermane të Futbollit në atë kohë, Horz Rudolf Schmidt, i cili, sipas gazetarit me përvojë, iu kishte thënë se kundërshtar më të fortë për pranimin në UEFA e në FIFA Kosova e kishte Tiranën, e jo Beogradin.

Gjithashtu, Kasapolli u shpreh përsëri i bindur se presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA.

Për ta parë emisionin Favorit në Youtube mund të klikoni më poshtë.

Video

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here