div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36757 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Drita Morina nuk tërhiqet nga deklarata për mbylljen e “Debat Plus”: Jam e vetëdijshme çka kam thënë

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka dënuar ashpër deklarimet e nënkryetares së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Drita Morina, të bëra në mbledhjen e këtij komisioni ku  paralajmëruar shqyrtimin e mundësisë për ndalimin e emetimit të emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini. 

Sipas KMShK-së, Morina, pa asnjë mbështetje në Kodin e Etikës së KPM-së, ka paralajmëruar shqyrtimin e mundësisë për ndalimin e emetimit të emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

“Deklarata të tilla paralajmëruese dhe të pabazuara përbëjnë presion të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave. KMShK u bën thirrje anëtarëve të tjerë të KPM-së që të distancohen publikisht nga nisma të tilla, të cilat ndikojnë seriozisht në lirinë e mediave në vend”, thuhet në reagim

E kontaktuar nga KALLXO, Drita Morina nuk ka pranuar të japë një deklaratë të detajuar lidhur me reagimin e KMShK-së.

“Kam obligime të tjera, më të mëdha, më interesante, se ju mbush juve skemën programore. A jam e qartë? Atë që e kam thënë, jam e vetëdijshme unë… Me dashtë me u deklaru, e di qysh kërkoj arsye për me u deklaru. Nuk kam nevojë me kërku arsye edhe hapësirë për përgjigje”, tha Morina.

Ajo shtoi se secili ka të drejtë të shprehë mendimin e tij dhe të publikojë qëndrime.

“Edhe ata tash e kanë lirinë për me shkru. Shkruni çka të doni, është liria juaj edhe me më ofendu edhe krejt. Edhe me marrë komente. Unë e bëj punën time, ju bëjeni punën e juaj”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *