Kajtazi për Mulla Osmanin: Do të ballafaqohet me çështje që bien ndesh me bindjet e tij fetare
Vehbi Kajtazi ka komentuar sigurimin e një ulëseje në Kuvend nga Mulla Musli Osmani, duke thënë se figurat fetare nuk do të duhej të ishin pjesë e legjislativit.
Sipas tij, Osmani mund të përballet me vendimmarrje për çështje që bien ndesh me bindjet e tij fetare, gjë që mund të krijojë vështirësi në ushtrimin e mandatit si deputet.
“Njerëzit që janë të identifikuar me zotin Konjufca janë mirë më vota. Është kolegu i tij, i afërtt, ish shefi i kabinetit që ka dalë shumë mirë me vota, Ilir Kërçeli, këtu është një lloj reflektimi edhe i elektoratit në raport me votën.
“Hoxhallarët gjithku janë popullor, janë të nderuar në të gjithë pjesët e Kovoës si njerërz që janë të mirë për oda, për ngushëllime, për… mendoj që këta nuk do të duhej të ishin deputet. Mendoj se do të duhej të bëhej një ndarje, sepse nuk i ndihmon shteti një gjë e tillë. Ka me pas para vetës edhe ligje që shkjojnë në kundërshtim me parimet e tyre fetare.
“Kur fut në listë njerëz të tillë, s’kam kundërshtim me z.Musliun, por do të ballafaqohet më çështje që bijnë ndesh me bindjet e tij fetare, dhe kuvendi i Kosovës mundet me dështu në përmbushjen e detyrave kushtetuese…
