Ministria e Financave njofton se nuk ka para për të gjithë punonjësit e komunës që udhëhiqet nga LDK-ja!

0
79

Ministria e Financave ka bërë të ditur se ndaj një pjese të punonjësve të Komunës së Vitisë nuk janë ekzekutuar pagat, gjatë ditës së sotme.

Ministria thotë se si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani, duke përmendur këtu Vitinë si komunë e cila nuk ka bërë korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator, ani pse siç thonë se i kanë njoftuar paraprakisht.

“Me qëllim që të mundësohet ekzekutimi i pagave për të gjithë punonjësit e komunës, Thesari i ka dërguar në vazhdimësi njoftime Komunës së Vitisë, përfshirë edhe ditën e djeshme, të cilëve u është dhënë mundësia gjatë gjithë ditës duke i pritur që t’i bëjnë rregullimet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të plotë të pagave”,thuhet në njoftimin e Ministrisë në Facebook.

Ministria thotë se vetë sistemi me automatizëm i ka refuzuar sot ekzekutimet për programet që nuk kanë buxhet të mjaftueshëm, ndërsa pagat e shtatorit janë ekzekutuar për Kryetarin, administratën dhe programet tjera.

“Pra, për zyrën e kryetarit, administratën dhe programet tjera sistemi ka bërë ekzekutimin e pagesave, por jo edhe për programet e arsimit fillor e të mesëm, sepse komuna nuk është siguruar që në këto dy programe ka buxhet të mjaftueshëm“.

Duke qenë të vetëdijshëm për situatën e të punësuarve dhe nevojën për të pranuar pagën e tyre, MFPT është e gatshme që kurdo që Komuna e Vitisë bën përshtatjet e nevojshme dhe siguron buxhetin e mjaftueshëm, të bëjmë një ri-ekzekutim të pagave vetëm për këto dy programe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here