Kombëtarja e Gjermanisë në grupmoshat e reja U21 ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit tetor.
Trajneri Antonio di Salvo ka zbuluar listën me lojtarët që do luajnë ndaj Hungarisë dhe Polonisë, shkruan Indeksonline
Gruda është në radarin e Shqipërisë dhe në media u raportua se është afër t’i bashkohet fanellës “kuqezi”.
Megjithatë, Gruda tashmë është ftuar nga trajneri Salvo për ndeshjet e tetorit me U21-shat.
Kujtojmë se Gruda tani është pjesë e Brightonit në Premier League dhe llogaritet si një prej lojtarëve të së ardhmes..