Pak më parë u raportua për një incident që ka ndodhur para disa minutave në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti”.
Sinjali mëson se personi i plagosur, rreth moshës 38-vjeçare, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës ku edhe po trajtohet.
Ndërkaq, personi i dyshuar nuk është arrestuar akoma.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Policia ka pranuar informacion për plagosje në rrugën “Shemsi Ahmeti”, një person rreth moshës 38-vjeçare është i plagosur, ai është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, aty po trajtohet. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të nisur procedurat e nevojshme për hetimin e rastit”, kathënë ai për Sinjalin.