Pjesëtarë të Forcës Reaguese të Aleatëve (ARF) janë parë sot tek Ura e Ibrit dhe në pjesë tjera të veriut të vendit, përcjell Gazeta Express.
Në njoftimin e NATO-së thuhet se ARF është e gatshme që të kontribuojë për stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimorë.
“Sot, oficerët e lartë të Shtabit të Korpusit të Shpejtë të Dislokueshëm të NATO-s në Itali #NRDCITA ishin në veri të Kosovës me personelin e Komandës Rajonale në Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO. Personeli i ARF-së aktualisht është i dislokuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, deri në mes të tetorit. Ata po kryejnë aktivitete të ndryshme trajnimipër të identifikuar kërkesat për mbështetje logjistike, infrastrukturore dhe operative, në rast të një rritjeje të konsiderueshme të qëndrimit të KFOR-it”, thuhet në njoftim.
Vjen paralajmërimi për situatën e krijuar në Kosovë: Mund të shpërthejë…