Moderatorja e njohur shqiptare Fjoralba Ponari në një bisedë me ‘followers-at”, ajo shpjegoi çfarë ka ndodhur duke publikuar edhe videon e sikletshme, për ata që nuk e kishin kuptuar situatën.
“Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, shkruan Fjoralba.
Në video na shfaqet një skenë ku, gjatë prezantimit në krahë të Salsano Rrapit, moderatorja shihet e sikletosur dhe mban me dorë fustanin që mos të hapet më shumë, Duket se Salsano e kuptoi situatën, dhe nisi ta ngacmojë në mënyrë humoristike.
Për ta kaluar situatën me sportivitet, Fjoralba shprehet: “Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”.
Kështu, nisën të qeshurat në publik për mënyrën e veçantë që Fjoralba e kaloi situatën e pakëndshme, ajo duket se nuk e ka aspak problem t’i ndajë këto momente edhe në rrjetet sociale.
TË NGJASHME: