Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ne bashkë në një kohë i kemi zmbrapsur shefat e tyre që ishin shumë herë më të fuqishëm dhe pa asnjë benefit.

“Të çmuar bashkëluftëtarë, e di që jeni mërzitë nga komunikimet publike mes pushtetit dhe terroristit serb në kërkim Radoiçiq, edhe unë jam i mërzitur!

Përmes këtij bashkëpunimi, e vërtetë që kanë arrit me e ndalu një benefit të merituar nga ju, por mos harroni se ne bashkë në një kohë i kemi mundur e zmbrapsur shefat e tyre që ishin shumë herë më të fuqishëm dhe pa asnjë benefit”, ka thënë Daut Haradinaj.

Ai ka shtuar se soji i tyre janë pengesë e vogël krahasuat me atë që kemi pasur dikur.

“Soji i tyre duhet të jenë pengesë shumë e vogël në krahasim me atë që ne kemi jep dhe jepim për vendin tonë”, është shprehur ai